Shërbimi i Kirurgjisë Maxilo-Faciale

Rreth Nesh

sherbim-kirurgji-maxilofaciale  

Kirurgjia Maksilofaciale është një nga specialitetet e fushës së mjeksisë.

Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të gojës, nofullave dhe fytyrës.

 

Shërbimet e Ofruara

Ndërhyrjet më të shpeshta të kryera pranë Shërbimit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale janë:

1.Ndërhyrje të avancuara dhe të komplikuara kirurgjikale në dhëmbë dhe nofulla
2.Menaxhimi i traumave të nofullave dhe i pjesëve të tjera të fytyrës
3.Trajtimi i infeksioneve të gojës dhe qafës
4.Korrigjimi i defekteve të lindura të buzëve dhe të qiellzës
5.Trajtimi i anomalive të nofullave, nëpërmjet kirurgjisë ortognatike
6.Trajtimi i problemeve të ATM ose kyçeve të nofullave
7.trajtimi i sëmundjeve të gjendrave të pështymës
8.Menaxhimi i sëmundjeve tumorale të gojës dhe nofullave

Konsulta ambulatore

Kabinetet e konsultave ambulatore funksionojnë me mjekët e shërbimeve të klinikës dhe kryhen konsulta çdo ditë, duke filluar prej orës 08:30 pranë Kabinetit të Konsultave të Spitalit Francez.

Mjeku Konsulent Ditët e Konsultave Orari
     
Dr.Sh.M. Jakup Vrioni E Hënë 08.30 – 11.30
Dr. Sh. M. Andis Qendro E Hënë 09.00 – 12.00
Prof. Dr. Ramazan Isufi E Hënë 12.00 – 14.00
Dr.Sh.M. Jakup Vrioni E Martë 08.30 – 11.30
Dr.Sh.M. Algen Isufi E Martë 11.00 – 14.00
Dr.Sh.M. Algen Isufi E Mërkurë 08.30 – 11.30
Dr. Arlind Myftari E Mërkurë 08.30 – 11.30
Dr.Sh.M. Jakup Vrioni E Mërkurë 11.00 – 14.00
Dr. Sh. M. Andis Qendro E Enjte 08.30 – 11.30
Dr. Arlind Myftari E Enjte 11.30 – 14.30
Prof. Dr. Ramazan Isufi E Premte 08.00 – 11.00
Dr. Arlind Myftari E Premte 11.00 – 14.00

Gjej shërbimin në hartë: