Shërbimi Onkohematologjisë

Rreth Nesh

Onko – hematologjia pediatrike është shërbim kombëtar, unik, qendër e referencës nacionale, që mban përgjegjësinë e përmbushjes së  tre atributive, të gërshetuara e koordinuara me njëra tjetrën: diagnostiko – kurative, didaktike dhe shkencore.

Ky shërbim është lider në hartimin dhe implementimin e strategjive të unifikuara të parandalimit, diagnozës e terapisë, të patollogjive onkologjike e hematollogjike të moshës pediatrike në tërë vendin.

Shërbimi është i strukturuar në këto katër njësi :

  1. Pacientët e shtruar janë raste që janë për t’u diagnostikuar si dhe ata me një diagnozë por që terapia e tyre zgjat dhe duhet domosdoshmërisht të realizohet në kushte spitalore.
  2. Reparti ditor i neoplazive. Këtu ndiqen e bëjnë ciklet e kemioterapisë pacientët pas daljes nga spitali, që nuk kanë nevojë të rrinë me shumë se gjysëm dite.
  3. Qendra Kombëtare e Patollogjive të lindura të gjakut. Kjo qendër e referencës nacionale, është e strukturuar në 2 nën njësi:

– Qendrën e Hemoglobinopative: ndiqen me transfuzione maseeritrocitare, terapi ferrokelante si dhe në drejtim të komplikacioneve të mundshme, një numër i madh pacientësh me Talasemia mayor dhe Drepanocitoze. Është përgjegjëse edhe për përditesimin dhe transferimin e protokolleve diagnostike e terapeutike edhe për qendrat e tjera në vend që merren me keto patologji.

– Qendra e Hemofilive ku ndiqen e trajtohen femijë dhe adultë me hemofili. Kjo qendër është hapur para 2 vitesh dhe po përditëson dhe pasuron aktivitetin e saj edukativ, profilaktik, diagnostik e kurativ në vazhdimësi.

  1. Kabineti i konsultave ambulatore.

Shërbimet e Ofruara

Konsultat ambulatore

Mjekët Ditët Orari
 
Prof.Anila Godo E Hënë  

E Martë

10:00-14:00
Dr. Shk. Mirela Xhafa E Mërkurë 10:00-14:00
Prof. As. Donjeta Bali E Enjte 10:00-14:00
Prof.Ass.Eleni Nastasi E Premte 10:00-14:00

Gjej shërbimin në hartë: