Rreth Nesh
Shërbimi i Reanimacionit Pediatrik, është shërbim mjekësor terciar universitar për fëmijë të moshës 0-14 vjeç, në gjëndje kritike, të cilëve u kërcënohet jeta. Ky shërbim ka karakter medikal (polivalent) si dhe kirurgjikal (kirurgji infantile, kardiokirurgji etj).
Ekipi i Reanimacionit Pediatrik (mjekë, infermierë) karakterizohet nga njohuri të plota mjekësore (të fituara brenda dhe jashtë vendit), gjykim të shpejtë si dhe ndërveprime efikase për të asistuar një fëmijë në gjëndje kritike. Personeli infermieror ka sjellë permirësim cilësor për kujdesin e të sëmurëve.
Shërbimet e Ofruara
Objektivi i këtij Shërbimi është të sigurojë standarte të larta kujdesi për pacientët në gjendje kritike, si dhe të jetë institucion reference për studime, punë kërkimore dhe konsulencë për shërbimet e tjera të spitalit pediatrik në QSUNT si dhe për spitalet në rrethe. Funksionimi i tij është i lidhur ngushtë me përdorimin e aparaturave të reja bashkëkohore, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientit. Në këtë Shërbim pacientet hospitalizohen në bazë të kritereve të përcaktuara për terapinë intensive.
Renaimacioni Pediatrik synon ndërthurjen e zbatimit të udhëzuesve bashkëkohorë me punën kërkimore-studimore dhe diagnostikuese duke ndikuar kështu edhe në uljen e vdekshmërisë.