Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

Rreth Nesh

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

  • Urgjenca e Sherbimit Infektiv
  • Njësia e terapisë intensive
  • Kabineti i colonoscopisë dhe Fibroscan
  • Kabineti i Sëmundjeve tropikale dhe emergjente
  • Klinika ambulatore e HIV dhe IST

Shërbimi Kombetar i Sëmundjeve Infektive siguron shërbim spitalor dhe konsulta ambulatore, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve infektive. Specialistët e këtij shërbimi janë të përkushtuar në dhënien e ndihmës pacientëve për një shumëllojshmëri sëmundjesh infektive dhe janë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e tyre profesionale dhe aftësive për të kuptuar dhe trajtuar më mirë problemet në zhvillim të këtyre sëmundjeve.

Ekipi përkujdesës mjekësor i këtij shërbimi përbëhet nga specialistë me përvojë në aspektet klinike, epidemiologjike, farmakologjike, imunitare dhe kërkimore të specialitetit.

Shërbimi Infektiv si Sherbim kombëtar  merret ndër të tjera edhe me disa detyra unikale dhe të vështira si:

  1. diagnoza etiologjike, diagnoza diferenciale multidisiplinore dhe përcaktimi i statusit imun të subjektit;
  2. mjekimin etiologjik veç atij kompleks të terapisë klasike dhe reanimatore;
  3. menaxhimin epidemiologjik, profilaksi, psikologjik e sociologjik personal, familjar e social të pacientit me sëmundje infektive.

I gjithë stafi punon në një frymë të ngushtë bashkëpunimi për t’u mundësuar pacientëve shërbimin më të mirë të mundshëm.

Rreth aktivitetit të shërbimit

Shërbimi i Infektologjisë menaxhon raste që paraqiten në:

  1. Në Njësinë e Pranim-Urgjencës,
  2. Në Njësinë e Konsultave
  3. Në Kabinetin e Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente
  4. Në Klinikën Ambulatore të HIV-AIDS

Trajtimi i patologjive të rralla dhe arritjet

Identifikimi dhe trajtimi me sukses i rasteve me Malarie, përballimi i suksesshëm i këtij “sulmi të papritur malarik” ka qenë ngjarja më e rëndësishme e mjekësisë shqiptare për sëmundjet riemergjente-emergjente-tropikale. Ndër synimet dhe arritjet kryesore të punës së shërbimit përmenden;

Ndjekja me sukses e pacienteve me Fruth, si një situatë e re dhe e veshtirë për Shërbimin tonë

Përmirësimi i vazhdueshëm i menaxhimit të rasteve me Infeksione Hepatike Kronike apo Koinfeksione HIV / HBV, HIV / HCV.

Aplikimi i fibroskanit në QSUT, rezultate të vlerësueshme me një staf të aftë mjekësh të kualifikuar.

Përmirësimi i klasifikimit dhe menaxhimit të formave fulminante dhe severe të hepatiteve virale për të cilët tani ka një protokoll të përparuar, që zbatohet tashmë rregullisht në Reanimacionin e Infektivit.

Zgjerimi i kërkimeve diagnostike imunologjike, imazherike dhe histopatologjike për diagnozën e infeksioneve si dhe diagnozën diferenciale të tyre.

Përmirësimi dhe zgjerimi i gamës dhe nivelit të menaxhimit reanimator të nozologjive infektive.

Vazhdimësia në mbajtjen e një niveli i lartë profesional të punës në Ambulatorin e HIV/AIDS.

Konsolidimi dhe zgjerimi i aktivitetit praktik, didaktik dhe shkencor i Kabinetit të Sëmundjeve Tropikale dhe Emergjente. Në këtë njësi aplikohet dhe identifikimi i infeksioneve të rrezikshme në tërë botën, përmes një algoritmi dedektues sipas të dhënave të përditësuara të OBSH.

Shërbimet e Ofruara

Shërbimi i Sëmundjeve infektive organizohet në këto njësi:

Njësia e Pranim-Urgjencës e cila u inagurua në Shkurt 2019, me shtim te numrit të shtretërve dhe me standarte shumë më të larta, inkluduar edhe dhomat e izolimit, per Ebola virus dhe shumë e aksesueshme me pavionet, reanimacionin, dhe mbi të gjitha me shërbim shumë më të përmirësuar. Pajisja e Sherbimit Infektiv edhe me CT, është një vlerë e madhe për të zgjidhur problemet brenda spitalit.

Patologjitë që trajton:

  1. Hepatitet virale
  2. Sëmundjet retrovirale
  3. Influencat dhe parainfluencat
  4. Rikeciet
  5. Bruceloza
  6. Ethet hemoragjike
  7. Sëmundjet tropikale
  8. Rakiditet Mikrobike
  9. Endokarditet
  10. Sëmundjet Infektive të Gratë Shtazëna.
  11. Fasceitet Mikrobike Nekrotizuese
  12. Leptospirozat
  13. Meningite
  14. Encefalite
  15. Tetanoz

Ekzaminimet, proçedurat, trajtimi:

  1. Rografi
  2. Echo grafi
  3. Fibroskopi
  4. Kolonoskopi
  5. Elastografia
  6. CT total
  7. Diagnostika imunologjike
  8. Histopatologjia
  9. Protokollet më të mira botërore të trajtimit

Konsultat ambulatore

Mjeku Ditët Orari
 
Prof. Ass. Arjan Harxhi E Hënë 10:00-14:00
Prof.Ass. Pëllumb Pipero E Martë 10:00-14:00
D.Sh.M. Najada Como E Mërkurë 10:00-14:00
Prof.Ass. Tritan Kalo E Enjte 10:00-14:00
Dr.Shk.Mj Entela Kolovani E premte 10:00-14:00