Shërbimi i Toksikologjisë Klinike

Rreth Nesh

sherbimi-toksikologji-klinike 

Shërbimi i Toksikologjisë Klinike është një Shërbim unik në vend.
Si disipline mjekesore është një shtrirje natyrale e mjekesisë humane me një qasje të strukturuar e mbështetur nga një sistem përkujdesje shëndetësore e orientuar drejt nevojave mjekësore dhe asaj psikologjike. Shërbimi në drejtim të përkujdesjes së helmimit dhënë kjo në një mënyrë bujare nga stafi, ofron një mundësi për të ndërhyrë dhe prodhuar nje rast fatlum në këtë grup të prekshëm pacientësh.
Shërbimi fokusohet në diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e helmimeve akute.
Mbidozimet e qellimshme dhe aksidentale me medikamentet terapeutike.
Ekspozimet me produktet kimike të rrezikshme si pesticidet, metalet e rënda, produktet shtëpiake, gazet toksike, alkolet toksike dhe agjente të tjerë industrial dhe mjedisore.
Helmimet biologjike të tilla si kafshimet nga gjarperinjtë, kafshimet nga merimangat, pickimet nga akrepat apo helmimet nga bimët helmuese dhe kerpurdhat.
Ekspozimet me toksina që kanë origjinë ushqimore të tilla si butilizmi, toksinat detare.
Trajtimi i varesisë nga lendë droge ilegale apo ato të lëshuara me recetë, përfshi përkujdesjen me shtrim për sindromin e abstinencës përbejnë diapazonin e gjerë të asistencës mjekësore ofruar nga Shërbimi Toksikologjisë Klinike.

Vizioni ynë

Të zhvillojmë një shërbim lider në vend në menaxhimin e problemeve të lidhura me abuzimin me drogat dhe alkoolin, helmimet akute dhe vetëhelmimet, edukimin në të treja nivelet dhe kontributin në edukimin në vazhdim për stafin e shërbimit dhe për hallkat e tjera të shërbimit shëndetësor në vazhdim.

Shërbimet e Ofruara

Adiktologjia ofron trajtim multidisiplinor dhe monitorim të rregullt dhe ka per qëllim kryesor të ndihmojë individet me varësi nga lendë droge ilegale dhe ato të leshuara recete, abuzues me alkolin dhe substancat e tjera psikoaktive.

Pesë Kategoritë Kryesore të Substancave Psikoaktive, që sherbimi trajton:

  • Opiatet
  • Sedativet
  • Psikedeliket/Halucinogenet
  • Stimulantet
  • Inhalantet

Gjej shërbimin në hartë: