Shërbimi i Urgjencave Polivalente

Rreth Nesh

sherbimi-urgjenca-semundje-brendshme
Organizimi i Shërbimit të Urgjencave Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme (UPSB)
 
Urgjencat Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme është Shërbim i rimodeluar vitet e fundit për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrë sa më korrekte dhe nivel bashkohor. Qëllimi kryesor është pranimi i çdo pacienti, pritja e menjëhëreshme në urgjencë, tiriazhimi i kujdeshëm ,marja e ekzaminimeve, trajtimi provizor në zonën e triazhit dhe me pas nëse ben objekt për një observim më të gjatë apo nëse gjendja e pacientit paraqet rrezikshmeri për jetën, kalon në Zonë të kuqe ku trajtohet më intensivisht dhe ndiqet në dinamikë.Çdo pacienti që pritet në urgjencë i plotesohet fleta e triazhit dhe sipas gravitetit të sëmundjes, hapet kartelë.UPSB është e ndarë në hapësira sipas kodeve të gravitetit të sëmundjes.

-Kodi i bardhë

-Kodi jeshil

-Kodi kuq

Në Urgjencat Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme pranohen të gjithë patollogjitë interne, neurologjike, onkologjike, dermatologjike etj. Sipas patologjisë përkatëse pasi këto pacientë janë plotësuar me egzaminime:

-Biolimike.

-EKG

-Imazherike (radiografi , echo abdomeni,echo kardiake,CT-me dhe pa kiv)

Pasi është plotësuar me këto ekzaminime të nevojshme sipas patologjisë respektive njoftohet spesialisti përkatës për të bërë vlerësimin nëse do të hospitalizohet apo jo.

Në raste të veçanta për patologjitë e rënda që rrezikojnë jetën siç është: Infarkti akut i miokardit, Disekazioni i AO abdominale dhe torrakale, Tamponata Kardiake shtrohet direkt nga Primari i UPSB direkt në Reanimacionet respektive (Kardiologji dhe Kardiokirurgji).

Njësia e Mjekimit dhe Pranimit Kirurgjikal të Urgjencës Polivalente (NMPK-UP) ka për mision:

Të ofrojë ndihmë mjekësore të urgjencës kirurgjikale të nivelit terciar për të gjithë qytetarët e Republikës se Shqiperisë dhe ndihmë mjekësore të urgjencës kirurgjikale të nivelit dytësor për banoret e Tiranës.

Kjo ndihmë do të ofrohet duke respektuar rregullat e deontologjisë dhe etikës mjekësore, duke ruajtur personalitetin dhe dinjitetin e pacientëve së bashku me sekretin mjekësor bazuar tek ligjet në fuqi.

Të shërbejë si qendër e edukimit në vazhdim për urgjencën kirurgjikale për të gjithë personelin e QSUNT-së bazuar te Rregullorja e QSUNT.

Të shërbejë si qendër pedagogjike për formimin ne lidhje me urgjencën kirugjikale të studenteve, të specializantëve dhe mjekeve specialistë të Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

NMPK-UP është pjesë përbërëse e Polit të Aktivitetit të Integruar të Spitalit Polivalent të QSUNT-së, i cili ofron shërbim të specializuar të nivelit terciar dhe sekondar per patologjitë e urgjencës kirugjikale sipas legjislacionit përkatës.

NMPK-UP ofron shërbim mjekësor të nivelit terciar dhe sekondar, bazuar tek Udhëzuesit dhe Protokollet përkatëse për patologjitë kirugjikale të mëposhtme:

  1. Kirurgji digjestive dhe traumë
  2. Urologji
  3. Kirurgji vaskulare
  4. Urgjencë të traktit gastro-intestinal
  5. Trajtim i këmbës diabetike
  6. Mikrokirurgji dhe mjekim plagësh

ORGANIZIMI I NMPK-UP

Ambientet e NMPK-UP të QSUNT-së përbëhen nga:

  1. Sektori i pritjes së pacientëve me patologji kirurgjikale
  2. Sektori i mikrokirurgjisë
  3. Sektori i endoskopisë digjestive
  4. Sektori i trajtimit të gjendjes së SHOCK-ut
  5. Sektori i trajtimit të Urgjencës Urologjike
  6. Sektori i trajtimit të urgjencave proktologjike dhe këmbës diabetike
  7. Recepsioni

Shërbimet e Ofruara

Ndihma mjekësore në NMPK-UP për patologjitë e urgjencës kirugjikal ofrohet nëpërmjet Ekipeve të Mjekëve Roje të Urgjences Kirurgjikale. Ekipet e mjekëve të shërbimit roje kompozohen nga Shefat e Shërbimeve të Kirurgjisë të Përgjithshme dhe Digjestive 1 dhe 3, Shefat e Sherbimeve Urologjike, Vaskulare dhe Gastro-hepatologji të QSUNT-së sipas një grafiku të mirëpërcaktuar. Ekipet e Mjekëve Roje të NMPK-UP kanë në përbërje të tyre: mjekun kirurg primar, mjekun kirurg sekondar dhe mjekët e tjerë të ekipit roje që në përgjithësi janë mjekë specializantë të fushës përkatëse. Në vartësi të nevojave Shefat te Shërbimeve përkatëse mund të shtojnë numrin e mjekëve ordinatorë tek ekipi i mjekëve roje.

Përgjegjësitë kryesore të ekipit kirurgjikal:

Pergjegjesite kryesore për mjekët e sëerbimeve roje tek NMPK-UP janë zbatimi i përgjegjësive të përshkruara tek Rregullorja Bazë e QSUNT.

NMPK-UP ka në përbërje të tij edhe mjekë të specialiteteve të tjera të cilët mbulojnë urgjencat sipas specialiteteve të mëposhtme:

  • Urgjenca urologjike
  • Urgjenca vaskulare
  • Urgjenca gastro-intestinale

Këto shërbime ofrojnë trajtim 24 orësh të urgjencave për patologjitë e specialiteteve të sipërshënuara, tek ambientet e dedikuara brenda strukturës të NMPK-UP-së.

Sektori i mikrokirugjisë

Ofron shërbim 24 orësh për trajtimin e plageve të shkaktuara si nga aksidentet e ndryshme, PAZ etj. Kirurgët e shërbimit roje merren me mjekimin e plagëve te ndihmuar nga infermierë të specializuar në këtë drejtim.

Sektori i endoskopisë digjestive

Ky sektor shërben për kryerjen e endoskopive digjestive të urgjencës (ezofago-gastro-duodenoskopi dhe kolonoskopi) si për pacientët të cilët paraqiten tek NMPK-UP, ashtu edhe për pacientët e shtruar nëpër shërbime të ndryshme të QSUNT. Shërbimi ofrohet 24h dhe kryhet nga një mjek endoscopist (kirurg ose gastro-enterolog) sipas një grafiku të përcaktuar nga ana e shefave të shërbimeve përkatëse me ndihmën e ekipit të infermierëve të kabinetit endoskopik.

Sektori i trajtimit të këmbës diabetike dhe proktologjisë

Në këtë sektor kryhet mjekimi i patologjive të këmbës diabetike nga një mjek i specializuar për trajtimin e kësaj patologjie, i cili është atashuar tek NMPK-UP-ja sipas një grafiku të përcaktuar. Infermierët e sektorit të mikrokirugjisë ndihmojnë mjekun gjatë procedurave të trajtimit të këmbës diabetike. Pjesë përbërëse e këtij sektori është edhe trajtimi i patologjive proktologjike. Mjekët specialistë proktologë së bashku me infermierët e sektorit të mikrokirurgjisë kryejnë trajtimin e urgjencave prokotlogjike. Ambientet e ketij sektori jane te vendosura tek NMPK-UP.

Sektori i trajtimit të gjendjes së SHOCK-ut

Në ambiente të dedikuara dhe të mirëpajisura në brendësi të NMPK-UP-së, ofrohet trajtimi i pacientëve në gjendje të rëndë të Shock-ut të natyrave të ndryshme,  të cilët paraqiten tek urgjenca e QSUNT-së. Ekipi përbëhet nga mjeku reanimator në bashkëpunim me infermierët e NMPK-UP-së.