Rreth Nesh
Shërbimi Universitar i Urologjisë në QSUNT është krijuar si shërbim i vecantë në fillim të viteve 80. Aktiviteti urologjik kryhet tek Spitali kirurgjikal “Frederik Shiroka” dhe është një nga shërbimet kryesore të Departamentit Kirugjikal të Universitetit të Mjekësisë. Shërbimi mjekësor i ofruar i shërben pacientëve të cilët kanë nevojë për konsultim, ekspertizë dhe trajtim kirurgjikal për sëmundjët që lidhen me traktin urinar. Specialistët e këtij shërbimi janë mjekë të njohur në shkallë kombëtare, me eksperiencë dhe të përkushtuar për të përmbushur detyrat e shërbimit. Mjekët dhe i gjithë stafi përkujdesës bashkëpunojnë me pacientët me qëllim ofrimin e një kujdesi të personalizuar mjekësor dhe kirurgjikal për një gamë të gjerë problemesh urologjike. Shërbimi Urologjik është shërbim unikal në Republikën e Shqipërisë.Si shërbim terciar në shkallë vendi, në përmbushje të objektivave të QSUNT, aktiviteti i shërbimit zhvillohet në tre drejtime:
- Dhënia e shërbimi mjekësor terciar në shkallë vendi (shërbim unikal)
- Shërbimi shëndetësor sekondar (dytësor) për Tiranën dhe rrethinat
- Aktiviteti pedagogjik si pjesë e Departamentit Kirurgjikal të Universitetit Mjekësor, Tiranë
Trajtimi lokal I tumoreve të vezikës urinare (kimioterapia dhe imunoterapia)
Pacientët e diagnostikuar dhe trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale për tumore sipërfaqësorë të vezikës urinare, kanë nevojë bazuar tek përgjigja e biopsisë për trajtim lokal. Kjo lloj terapie, kryhet në kushte ambulatore dhe nënkupton futjen në vezikën urinare të nje medikamenti. Në vartësi të mekanizmit të veprimit terapia lokale ndahet në kimioterapi dhe imunoterapi.
Cistoskopia
Është ekzaminim ambulatorik I cili nënkupton kontrollin e vezikës urinare me anë të një kamere e cila futet brënda vezikës urinare nëpërmjet rrugëve urinare normale. Shërben për diagnostikimin dhe ndjekjen postoperatore të sëmundjeve të ndryshme të vezikës urinare, urethrës etj si psh tumore vezikale, gurët ne vezikë, strikturat e urethrës, zmadhimin e prostatës, heqjen e stentave te aparatit urinar etj.
Thyerja e gurëve të aparatit urinar me anë të metodës ESWL
Thyerja e gurëve të aparatit urinar me anë të metodës ESWL kryhet tek shërbimi urologjik prej mbi 25 vitesh. Procedura kryhet në kushte ambulatore dhe realizohet nga një mjek urolog së bashku me një mjek anestezist-reanimator, në bashkëpunim me dy teknikë imazherie dhe një infermier. Aparatura është bashkëkohore dhe plotëson standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian.
Shërbimet e Ofruara
Patologjitë dhe ndërhyrjet që kryhen në Shërbimin e Urologjisë:
Sëmundjet e veshkave:
- Gurët në veshka
- Tumoret e veshkave
- Anomalite e lindura të veshkave
- Patologjitë funksionale (pyelonefritet etj)
- Absceset e veshkave
- Anuria mekanike
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesore që kryhen në veshka
- Pyelolithithotomi/Nefrolithotomi
- Pyeloplastike Anderson-Hynes
- Vendosje stenti-JJ
- Nefrektomi radikale (përfshirë edhe trombektomi të trombeve në Venën Cava)
- Nefrektomi parciale (patologji baninje dhe tumore të vegjël)
- Nefrektomi e thjeshtë
- Trajtim kirurgjikal I veshkës në formë patkua
- Endopyelotomi endoskopike
- Biopsi perkutane e veshkës
- Vendosje nefrostomie perkutane
- Surrenalektomi (për tumore të gjëndrës mbiveshkore)
- Dernim perkutan I absceseve renale
Sëmundjet e ureterëve
- Gurët në ureter
- Tumoret e ureterit
- Patologjitë e lindura dhe të fituara të ureterit (stenozat, megaureteri, ureterocela etj)
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesore në ureterë
- URS (ureterorenoskopi)
- URS dhe lithotripsi endoskopike (balistike dhe ultrasonike)
- Ureterolithotomi
- Endoureterotomi
- Reimplantim I ureterit (Ureteroneocystosctomy sipas Lich-Gregoir; Cohen; Politano etj)
- Uretero-uretero anastomozë
- Trajtim endoskopik I ureterocelës
- Vendosje stenti-JJ
- Dilatacion endoskopik I ureterit
Sëmundjet e vezikës urinare
- Tumore të vezikës urinare
- Divertikuli I vezikës urinare
- Cystocela
- Gurë në vezikën urinare
- Patologji te lindura ose të fituara
- Fistula veziko-vaginale
- Hematuria makroskopike
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesorë në vezikën urinare
- TUR-BT +/- single-shot chemotherapy endovezikale
- TUR incizion I qafës të vezikës
- Cytectomi parciale
- Cystectomy radikale me derivacione urinare
- Neovezike kontinente
- Derivacion ileal (Bricker, Ëallace etj)
- Ureterokutaneostomy
- Divertikulektomi
- Rezeksion endoskpik I sklerozes të qafës vezikale
- Epicistolithotomi
- Lithotripsi endoskopike e gurëve vezikale
- Augmentim I vezikës urinare
- Fistulektomi
- Drenim suprapubik
- Cistoskopi +/- biopsy e vezikës
- Heqje e stentit-JJ
Sëmundjet e prostatës
- Hiperplazia beninje
- Kanceri I prostatës
- Prostatitet akute dhe kronike
- Retensioni urinar akut dhe kronik nga HBP
- LUTS
- Patologjitë funksionale të vezikës (overactive bladder etj)
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesore në prostatë
- TUR-P
- Adenomektomi transvezikale
- Prostatektomi radikale retropubike me limfadenektomi regionale
- TUR-Channel +/- Orkidektomi bilaterale
- Kateterizimi vezikal
- Drenim suprapubik
- Epicistostomi
Sëmundjet e urethrës
- Striktura e urethrës
- Gurët urethrale
- Urethritet
- Tumoret e urethrës
- Inkontinenca urinare
- Divertikujt dhe cistet e urethrës
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesore tek urethra
- Urethrotomia interne
- Urethroplastika me anastomose direkte
- Dilatacioni I urethrës
- Urethrektomia
- Trans Obturator Tension sling (TOT)
- Heqje kirurgjikale e divertikulit urethral
- Kirurgjia e karunkulit të urethrës
Sëmundjet e penisit dhe testeve
- Kanceri i penisit
- Fraktura e penisit
- Fimoza
- Kriptorkidia
- Hidrocela
- Tumoret e testit
- Torsioni i testit
- Varrikocela
Ndërhyrjet kirurgjikale kryesore
- Penektomia radikale me limfadenektomi lokale
- Trajtim kirurgjikal I frakturës se penisit
- Trajtim I priapizimit
- Circumcizium
- Orkidektomia e thjeshtë
- Orkidektomia radikale +/- limfadenektomi regionale
- Limfadenektomi retroperitoneale
- Detorsionim dhe orkidopeksi
- Varrikocelektomi (Ivanissevich, Palomo)
- Trajtimi kirurgjikal I hidrocelës
Urgjenca urologjike
Urgjencat urologjike trajtohen tek Njësia e Mjekimit dhe Pranimit Kirurgjikal pjesë e Urgjencës Polivalente. Cdo dite urgjenca urologjike ka një mjek urolog në shërbim I cili zgjidh patologjitë e urgjencës urologjike. Sëmundjet urologjike kryesore të cilat përbëjnë urgjence janë:
- Kolika renale dhe ureterale
- Retensioni urinar akut
- Hematuria makroskopike
- Anuria mekanike
- Torsionet e testit
- Trauma e aparatit urinar
Konsultat kirurgjikale
Shërbimi i Urologjisë e realizon aktivitetin ambulatorik tek Qendra e Konsultave të QSU “Nënë Tereza”. Gjatë një viti realizohen mbi 5000 konsulta urologjike. Konsultat kryhen cdo ditë duke filluar nga ora 10.00 deri 14.00. Të gjithë mjekët e shërbimit janë konsulentë dhe e ofrojnë shërbimin e tyre sipas grafikut të mëposhtëm.
Mjeku | Ditët | Orari |
D.SH.M Herion Dredha | E Hënë | 10:00-14:00 |
D.SH.M Aurel Janko | E Martë | 10:00-14:00 |
Dr. Eugen Tata | E Mërkurë | 12:00-14:00 |
Dr. Rezart Xhani | 10:00-12:00 | |
Dr. Gjergj Karamitri | E Enjte | 10:00-12:00 |
Dr. Xhemal Keshi | 12:00-14:00 | |
Dr. Bilbil Hoxha | E premte | 10:00-14:00 |
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi yne
D.SH.M Rezart Xhani
Shef Shërbimi i Urologjisë
D.SH.M Aurel Janko
D.SH.M Herion Dredha
D.SH.M Xhemal Keshi
Dr. Bilbil Hoxha
Dr. Gjergji Karamitri
Dr. Eugent Tata