Laboratori Mikrobiologjik të cilin ju drejtoni po kryen analizat serologjike për grupet e rrezikuara nga Covid 19. Çfarë është testi serologjik dhe cila është rëndësia e tij?

19/05/2020

Një test serologjik apo “antibody tests” janë teste laboratorike që përdoren për të përcaktuar praninë ose jo të antritrupave specifike, të cilat janë proteina specifike që lindin si pasojë e një infeksioni të caktuar. Antitrupat përgjithësisht gjenden në gjakun e njerëzve pas kalimit të infeksionit specifik dhe prania e tyre përgjithësisht tregon se sistemi imun i organizmit ka reaguar ndaj këtij infeksioni specifik. Testet serologjike janë shumë të rëndësishme për të zbuluar infeksionet e kaluara asimptomatike apo me shenja të lehta klinike josinjifikante.

Testi aktual që përdoret në QSUNT shfrytëzon teknologjinë MCLIA dhe është desinjuar për të zbuluar antitrupat që lindin në përgjigje të pranisë së SARS Cov 2 dhe shmang zbulimin e antitrupave që lindin nga koronaviruset e tjerë.

Ishte ideja e stafit të Laboratorit Mikrobiologjik futja e testimeve serologjike për survejancën serologjike të grupeve në risk për Covid-19. Njësia e diagnozës  serologjike është përgjegjëse për këtë process dhe po realizon këtë survejancë. Të dhënat e saj do të ndihmojnë në vendimarrjen e mëtejshme të reagimit të shoqërisë ndaj Covid- 19.

Si po realizohet testimi serologjik në Laboratorin Mikrobiologjik në QSUNT?

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUNT prej më se një muaji kanë filluar të aplikohen testet serologjike që shërbejnë për të përcaktuar praninë e antitrupave specifike ndaj virusit SARS Cov 2, shkaktarit të sëmundjes Covid 19.

Studimi është hartuar sipas një  protokolli të mirëpërcaktuar me pjesmarrje të shërbimeve të ndryshme të QSUNT-së si Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Shërbimi Infektiv, Shërbimi i Pediatrisë Infektive etj., të koordinuar dhe drejtuar nga Drejtoria e QSUNT-së. Studimi do zhvillohet në disa faza dhe ka për qëllim të mbledhi sa më shumë informacion për përhapjen e Covid 19 në grupet në risk si Personelin Shëndetësor dhe Punonjësit e Rendit si dhe në popullatë .

Në fazën e parë të tij fokusi është drejtuar kah punonjësve të shëndetësisë si grupi më në risk pasi është në kontakt të vazhdueshëm më të sëmurët me Covid 19 pra dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me virusin.

 

Prof. Dr. Andi Koraqi

Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik

Posted in Lajme by admin qsut