Rreth Nesh
Mirësevini në Shërbimin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve pranë QSUT“Nënë Tereza”
SHPFA është Shërbimi i vetëm me shtretër i cili siguron shërbim psikiatrik për fëmijët dhe adoleshentët për një spektër të gjerë diagnozash psikiatrike dhe për një diapazon moshor prej 2 deri 20 vjeç.
Stafi ynë, programet dhe puna kërkimore fokusohen në të kuptuarin e çdo aspekti të shëndetit mendor dhe të mirëqenies.
Qëllimi ynë është të zbulojmë sëmundjet psikiatrike sa më herët, t’i trajtojmë ato në mënyrë sa më të efektshme dhe t’i parandalojmë që të rikthehen ose të përkeqësohen. Ne gjithashtu kërkojmë të përmirësojmë mënyrën se si perceptohen sëmundjet mendore dhe t’u adresohemi personave që ato prekin, si dhe shoqërisë si e tërë.
Stafi klinik përbëhet nga mjekë psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë, psikologë klinikë, mjekë të rinj që specializohen në Psikiatrinë e Përgjithshme dhe në Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, stafi infermieror si dhe gjithë stafi ndihmës.
Misioni ynë është të sigurojmë drejtimin në fushën e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve duke integruar punën studimore, praktikën klinike dhe mësimdhënien.
Ne jemi të dedikuar:
Të sigurojmë shërbim të specializuar për fëmijët dhe adoleshentët me probleme të ndryshme të zhvillimit dhe të shëndetit mendor.
Të sigurojmë konsulta në shërbimet e specialiteteve të ndryshme në QSUT “Nënë Tereza”.
Të sigurojmë konsulta vlerësuese, diagnostikuese, mendim shkencor bazuar në të dhënat dhe përcaktim / rishikim terapie për rastet e dërguara nga të gjitha zonat e Shqipërisë.
Të sigurojmë trajtim të integruar dhe rezultate optimale.
Të sigurojmë trajnim për profesionistët e ardhshëm të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Psikiatrisë së Përgjithshme, profesionistëve të ndryshëm të shëndetit dhe shëndetit mendor në veçanti.
Shërbimet e Ofruara
Në shërbimin tonë ofrohet një numër i madh i shërbimeve klinike (shtrim në spital dhe konsultime) për fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga:
Çrregullimet e Zhvillimit
Çrregullimi i Vëmendjes së Pamjaftueshme / Hiperaktivitetit
Autizmi dhe çrregullimet e tjera që lidhen me të
Depresioni
Çrregullimet Bipolare
Çrregullimet e Ankthit dhe ato Somatoforme
Çrregullimet Obsesivo Kompulsive
Çrregullimet Psikotike
Çrregullimet e Ngrënies
Çrregullimi i Stresit pas Traumës dhe Çrregullimet e tjera që lidhen me stresin
Çrregullimet e Sjelljes / Personalitetit
Sjelljet Vetedëmtuese, Tentativat suicidale
Probleme në lidhje me bashkëmoshatarët, vëllezërit dhe motrat, prindërit dhe shkollën
Çrregullimet e Tikeve, Tourette etj.
Programi i Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve me shtretër
Program i Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve me shtretër ofron kujdes psikiatrik spitalor për një numër çrregullimesh psikiatrike të fëmijëve dhe adoleshentëve. Diagnoza dhe trajtimi janë siguruar nga një ekip shumë disiplinor i kryesuar nga mjekët dhe përfshin psikologët klinikë, mjekët specializantë, infermierët, punonjësin social, stafi tjetër ndihmës. Ky shërbim përfshin observimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe vendosjen e planit të trajtimit. Plani i trajtimit nënkupton ndërhyrjen terapeutike biologjike (me barna), terapi individuale ose në grup, terapi mbështetëse me familjarët etj.
Qëndrimi në spital i pacientëve ndryshon nga disa ditë deri më shumë se tre javë, në varësi të qëllimit të shtrimit, të çrregullimit që trajtohet dhe gjendjes së pacientit.
Kontakt:
+ 355 (4) 2349469 Ambulanca e Pranimit (24h/24h)
+ 355 (4) 2349542 Konsultat e Shërbimit (08:00-13:00)
Gjej shërbimin në hartë:
Stafi yne
Shërbimi i Psikiatrisë Infantile
D.Sh.M.Ariel Como
Shef Shërbimi i Psikiatrisë Infantile